08:14 / 05.05.2024
Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët
RTKlive
Besimtarët e krishterë ortodoksë festojnë sot Pashkët, festën më të madhe dhe më të vjetër të krishterë, e cila festohet në kujtim të ringjalljes së Krishtit, fitores së tij mbi vdekjen dhe mëkatin.
Pashkët mund të jenë 35 ditë larg njëri-tjetrit, më i hershmi më 4 prill dhe më i fundit më 8 maj sipas kalendarit Julian. Sipas kalendarit Gregorian, është periudha nga 22 marsi deri më 25 prill. Kjo është arsyeja pse Pashka është një festë lëvizëse dhe festohet për tre ditë.
Të krishterët në Festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.























