Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren| FOTO
BKT
Foto| Enis Tabak |RTK
Në Fokus

Festa e ‘Karabashit’ shënohet me aktivitete të ndryshme në Prizren| FOTO

Enis Tabak| RTK

Në Prizren ka filluar festa e Karabashit në Prizren e cila paralajmëron ardhjen e verës.

Festa tradicionale ka mbledhur qytetarë të shumtë në Prizren.

Festa tradicionale e ‘Karabashit’ e njohur edhe si ‘Hıdrellez’, e cila paralajmëron ardhjen e verës, u festua me pjesëmarrjen e mijëra banorëve në Prizren. Sivjet mijëra qytetarë morën pjesë në festën e ‘Karabashit’, e cila tradicionalisht festohet në Prizren me shekuj.

Edhe pse traditat që kanë vazhduar me shekuj në Prizren kanë ndryshuar, disa tradita vazhdojnë të ruhen. Festivali i ‘Karabashit’-‘Hıdrellez’, i cili tradicionalisht festohet çdo vit më 5 maj, u festua këtë vit në varrezat osmane dhe parkun ‘Sezai Suroy’.

Festa e Karabashit, siç e quajnë Shëngjergjin në Prizren, është festë e traditës dhe është festuar që nga paganizmi.


MË SHUME NGA Në Fokus