Deputeti gjerman shpallet `Qytetar Nderi` i Shtimes
BKT
Lajme

Deputeti gjerman shpallet `Qytetar Nderi` i Shtimes

G.K/RTKlive

Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Shtimes.

"Në seancë solemne të Kuvendit të Komunës me prezencë të mysafirëve të veçantë, sot ndamë dhe e dekoruam me titullin e lartë "Qytetar nderi" pjesëtarin e delegacionit gjerman, deputetin dhe politikanin e karrierës, z. Hartmut Ganzke, MdL, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në krijim të lehtësirave për bashkëqytetarët tanë në Qarkun Unna dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve tanë", ka njoftuar kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu.

Me tej, Aliu tha se falë influencës dhe përkushtimit të Ganzke, është mundësuar një donacion i dy automjeteve moderne për grumbullim të mbeturinave dhe zjarrfikëse.

“Për më tepër, nga mbështetja e Qytetarit tonë të nderit, Ganzkes, jemi në procedura të sigurimit të shkëmbimeve studimore dhe përfituese të përvojës për artistët, sportistët, nxënësve të dalluar dhe punëtorëve të administratës tonë, duke fituar aftësitë më të mira nga praktikat e avancuara të shtetit gjerman”, ka shkruar Aliu në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme