Takohen zv.ministrat, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
BKT
Lajme

Takohen zv.ministrat, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit

RTKlive

Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj.

Nddwrsa, në postimin e tij në X, kryeministri Albin Kurti takimin e djeshëm me ambasadorët e QUINT-it e ka lidhur pikërisht me takimin e sotëm në Strasbourg.

“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth agjendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët QUINT-it dhe BE-së dhe kujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se është takuar edhe me ambasadorët e Holandës, Belgjikës si dhe atë të Suedisë ku temë kryesore ka qenë anëtarësimi i Kosovës në KiE.

 


MË SHUME NGA Lajme