Kurti në homazhe te heroi Bahri Fazliu: Punën më të madhe e kryen dëshmorët
BKT
Foto: Kryeministria e Kosovës
Në Fokus

Kurti në homazhe te heroi Bahri Fazliu: Punën më të madhe e kryen dëshmorët

M.Sh/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në Velani, në 26- vjetorin e rënies heroike të tij. Me këtë rast Kurti tha se nuk duhet harruar asnjëherë, se punën më të madhe, më të rëndë, më të vështirë, e kryesoren, e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Ai u vra në betejë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe në Bogiq, në vendi i cili ndodhet në kufi të Kosovës edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Pra një vend domethënës i cili është edhe në përputhje me idealet e Bahri Fazliut - Gzimit, për çlirim e për bashkim kombëtar”, u shpreh kryeministri Kurti pas homazheve.

Duke kujtuar e nderuar figurën e Bahri Faziut-Gzimit, Kurti tha se, Bahriu ishte jo vetëm dëshmor i kombit, por edhe veprimtar i shquar, edhe luftëtar çlirimtar edhe artist, këngëtar, instrumentist e poet i cili ka lënë shumë shkrime, ka lënë shumë poezi, të cilave nuk iu mbaron asnjëherë aktualiteti.

"Ato tregojnë qysh liria është më e vlefshme, më e shtrenjtë se sa jeta dhe se si për çlirimin e popullit kundër padrejtësive, robërisë, kundër okupatorëve, shtypësve e shfrytëzuesve, duhet organizuar rezistenca deri në ngadhënjimin përfundimtar të popullit, të kombit, të shoqërisë e të qytetarëve", tha Kurti.

Kryeministri në këto homazhe ishte i shoqëruar nga ministra e zëvendësministra të qeverisë, deputetë të Kuvendit, dhe anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.


MË SHUME NGA Në Fokus