Osmani: Kosova e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë
BKT
Lajme

Osmani: Kosova e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë

Adea Mustafaj / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në Dallas të Teksasit, për t`i thelluar raportet me SHBA-të dhe me shtetet pjesëmarrëse nga kontinenti afrikan.

“Në diskutime me presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga: Botswana, Cape Verde, Angola, Sierra Leone, Nigeria, Mauritania, Lesoto, Liberia, Malawi e përfaqësues të tjerë, folëm për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve në shumë fusha të interesit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook. 


MË SHUME NGA Lajme