Kurti homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i dëshmorëve themel i lirisë
BKT
Lajme

Kurti homazhe në Saradran të Istogut: Gjaku i dëshmorëve themel i lirisë

Islam Haxhiu/RTK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te lapidari i tre dëshmorëve të kombit, Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj në fshatit Saradran të Istogut në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Kryeministri Kurti me këtë rast tha se gjaku i dëshmorëve është themel i shtetit modern që nuk shlyhet kurrë.

Duke nderuar të gjithë dëshmorët e martirët të rënë për lirinë e Kosovës, Kurti foli për masakrën e para 25 vjetëve kur forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra, 16 shqiptarë dhe dy egjiptianë dhe i kishin pushkatuar ata.

‘’Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarëve, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh’’, u shpreh ai.

Kjo, tha Kurti, do të thotë se ka nisur drejtësia, por është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata, të cilët dhanë urdhër dhe ekzekutuan popullsinë civile e të paarmatosur.

Kryeministri Kurti tha se gjaku i atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri, nuk shlyhet kurrë e emri i tyre s'harrohet kurrë.


MË SHUME NGA Lajme