Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i pavarësisë së Kosovës
BKT
Lajme

Osmani takohet me presidentin Bush: Ishte lajmëtari i pavarësisë së Kosovës

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin amerikan, George W. Bush, gjatë qëndrimit të saj në SHBA.

Ajo ka kujtuar frazën e famshme të tij për Kosovën në Tiranë "Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur".

“"Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur", është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Osmani .

Ajo tha se Bush ishte avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe mbetet mbështetës i saj.

“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar tutje Osmani.

"Ndërkaq presidenti Bush foli me respekt për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe rrugëtimit për shtetetndërtim, konsolidim dhe forcim të pozitës ndërkombëtare. Ai ripohoi miqësinë e tij të qëndrueshme me Kosovën, duke e shprehur besimin për një të ardhme edhe më prosperuese ku Kosova është e integruar në strukturat euroatlantike", thuhet në komunikatën e Presidencës.


MË SHUME NGA Lajme