Përurohet platforma online për komunitetet
BKT
Lajme

Përurohet platforma online për komunitetet

Albina Avdiu/RTKlive

Është inaguruar platforma online për komunitete në Kosovë. Nëpërmjet saj synohet të përkrahen institucionet dhe komunitetet në ndërtimin e një shoqërie të hapur dhe gjithëpërfshirëse.

“Nuk është e mjaftueshme të shpërndahen miliona euro për komunitetet për të adresuar nevojat e tyre në Kosovë”. Kështu tha kryeministri Albin Kurti në inaugurimin e platformës online për komunitetet.

"Nuk është e mjaftueshme të shpërndajmë miliona euro; asgjë nuk është e mjaftueshme për të adresuar nevojat e minoriteteve. 3 milion vitin e kaluar, Ministria për Komunitetet dhe Kthimin publikoi 1 milioneuro për grante, biznese dhe organizata jo-qeveritare që merren me punësim. Duhet të sigurohemi që çdo individ, qoftë në zonat rurale ose urbane, të ketë mundësi për të përfituar nga këto fonde dhe mundësi", tha Kurti.

Shefja e misionit të IOM, Anna Rostocak, dhe ambasadori britanik, thanë se kjo platformë do të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë.

"Komunitetet shpesh përballen me sfida në procesin e vendimmarrjes, si dhe me çështje të barazisë dhe mundësive të barabarta. Ligji premton të adresojë këto sfida, duke trajtuar çdo individ në mënyrë të barabartë dhe duke mbrojtur të drejtat e tyre. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të bashkohemi për të punuar së bashku me zyrën e kryeministrit për të zhvilluar një platformë që lejon qasjen për informacione nga anëtarët e komuniteteve", deklaroi Rostocak.

"Po punojmë për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës që përfshin edhe komunitetet jo shumicë. Siç e dini, Mbretëria e Bashkuar ndan fuqimisht vizionin tonë për Kosovën si një shoqëri multietnike dhe gjithëpërfshirëse. Kjo platformë do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e aftësive të zyrës për çështje te komuniteteve në kryeministri për të trajtuar çështje të komuniteteve, dhe natyrisht, do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë", u shpreh Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Projektin e platformës online për komunitete e kanë mbështetur ambasada të ndryshme si dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën së Kryeministrit.


MË SHUME NGA Lajme