FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë
BKT
Lajme

FSK stërvitet me artileri në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

E. Hoti / RTKlive

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se ky trajnim u realizuar në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë, Aselsan dhe BMC dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt ,ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”,  ka njoftuar ministri Ejup Maqedonci. 


MË SHUME NGA Lajme