Finalja e Eurovisionit në sheshin e kryeqytetit
SH.Ç/RTKlive
Sonte mbahet finalja e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, ku garojnë 25 shtete. Këtë finale në ambient të hapur në kryeqytet mund ta ndiqni përmes një organizimi të RTK-së dhe Ambasadës së Suedisë.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se është i lumtur që në Suedi organizohet Eurovisioni. Ai u shpreh i kënaqur me organizimin që finalja të përcillet nga sheshi.
Kurse, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka theksuar se ka pasur angazhim që Kosova të jetë pjesëmarrëse sivjet si mysafire në Eurovision. Por, sipas tij, kjo u bë e pamundur për shkak të krizave globale.
Ai premtoi angazhim që vitin e ardhshëm Kosova të jetë pjesëmarrëse në Eurovision.
“Kemi plane të mëdha e serioze që në vitin e ardhshëm, Kosova të jetë e përfaqësuar si garuese në Eurovision. Si transmetues publik ia kemi borxh publikut që Kosova të jetë pjesëmarrëse”, ka thënë Ahmetxhekaj.























