19:48 / 12.05.2024
Osmani: Nënat janë mrekullitë e përditshme
M.Sh/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin 12 Majit - Ditës së Nënave, ka uruar të gjitha nënat në Kosovë dhe mbarë botën, për sakrificën e tyre dhe dashurinë e përditshme.
“Gëzuar Ditën e Nënës të gjitha nënave superheronje në Kosovë dhe në mbarë botën, të cilat po dëshmohen se janë mrekullitë e përditshme. Nuk ka lidhje aq të fortë dhe dashuri aq të thellë dhe falëse sa ajo e një nëne”, ka shkruar në platformën X, presidentja Osmani.
Ajo ka shpërndarë edhe dy foto, një me nënën e saj dhe një foto tjetër me dy vajzat e saja binjake.























