Golden Eagle Ylli fiton dhe e barazon rezultatin në serinë finale
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli fiton dhe e barazon rezultatin në serinë finale

Uran Krasniqi / RTKLive

Një përballje dramatike në palestrën "13 Qershori" në Therandë ka nxjerrë skuadrën e Golden Eagle Ylli fituese të përballjes me Trepçën. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 80:79. 

Ishte kjo ndeshja e dytë finale. Takimin e parë e kishin fituar mitrovicasit me rezultat 77:68.

Jalen Nesbitt është shpallur "MVP" i ndeshjes për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, duke kontribuar me 14 pikë, 10 kërcime dhe 3 asistime. Në anën tjetër, Mikaile Tmusic i Trepçës është dalluar me një performancë të shkëlqyer, duke shënuar 17 pikë.

Pas kësaj ndeshje, rezultati është barazuar, duke lënë dy ekipet në një situatë me shpresë për ndeshjen e radhës, e cila do të zhvillohet të enjten në “Minatori”.