Kastrati: 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani
BKT
Foto: Valjeta Shala
Lajme

Kastrati: 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani

M.Miftari/RTKlive

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në konferencë për medie për të njoftuar lidhur me ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, ka folur për sfidat që po e përcjellin këtë agjenci.

Ai bëri të ditur se 1 milionë e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani, derisa bëri thirrje të vazhdojnë të regjistrohen.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, tha se deri më sot vetëm Komuna e Dragashit ka paraqitur kërkesën për shtyrje të afatit për regjistrim, derisa për komunat tjera tha se ende nuk ka kërkesë zyrtare për shtyrje të afatit për regjistrim.

“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive për t’u regjistruar, ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen. Bëj thirrje regjistruesve të bëjnë edhe një vizitë, sidomos te banesat e zbrazura, në mos ka mbetur dikush pa u regjistruar”, tha ai.

Kastrati tha se në disa komuna janë hapur zyre ku qytetarët mund të shkojnë për t’u regjistruar. Këto komuna janë: Prishtina dhe Prizreni, por e njëjta mund të ndodhë edhe në komuna tjera, nëse e shohin të nevojshme.

Kastrati bëri të ditur se në Prishtinë qytetarët mund të regjistrohen në ASK, edhe në komunë, derisa sqaroi se në komunat veriore ka hezitime, ndërkohë që, shtoi ai, vazhdon të mbetet prioritet regjistrimi i popullsisë atje.

“Komunitetet po marrin pjesë në veri ka hezitim, presim edhe këto ditë të regjistrohen”, tha Kastrati.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme