Osmani: Synimi i forcave kriminale serbe ishte shfarosja e spastrimi etnik
BKT
Në Fokus

Osmani: Synimi i forcave kriminale serbe ishte shfarosja e spastrimi etnik

Aurora Verbica| RTKlive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, forcat e regjimit gjenocidal serbe vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve”, është shprehur Osmani.

Ajo tha se në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje të madhe martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi. “Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha e para e vendit.


MË SHUME NGA Në Fokus