Të enjten në RTK shfaqet dokumentari ‘Përtej Gjakut’| Video
BKT
Lajme

Të enjten në RTK shfaqet dokumentari ‘Përtej Gjakut’| Video

K. K /RTKlive

Departamenti i Dokumentarëve i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të enjten, me fillim nga ora 21:40, do të sjellë dokumentarin ‘Përtej Gjakut”,(pjesa e dytë), i realizuar nga gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani.

Pjesa e dytë e dokumentarit flet për përjetimet e atyre që falin gjakun në emër të rinisë dhe profesorit Anton Çetta.

Falja u bë në mënyrë vullnetare, pa asnjë kompensim apo çfarëdo kushti të shtruar.

Profesor Anton Çetta la gjurmë të thella në historinë e Kosovës. Pesha e figurës që mbartë shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë popullore vështirë se mund të portretizohet me fjalë nga ata që ishin pranë tij.

Është jashtë serie, tha Fatmir Sejdiu,ish-president i Kosovës. Ishte urtia e popullit, tha Don Lush Gjergji, famullitar i Ipeshkvisë së Kosovë. E fjalën e tij të urtë dhe pamjen e tij fisnike,  i çmoi Agim Vinca, profesor i letërsisë.

A kishte tendenca që Çetta të futej në politikë dhe shumë të pathëna të tjera, mund t’i ndiqni të enjten në emisionin e plotë të dokumentarit ‘Përtej Gjakut’ .


MË SHUME NGA Lajme