Kurti: Serbia duhet të japë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë
BKT
Foto /Islam Haxhiu / RTK
Lajme

Kurti: Serbia duhet të japë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë

K. Kasumi / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Qyshk të Pejës në përvjetorin e 25 të masakrës. I pari i ekzekutivit ka theksuar se kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi për këto krime.

"Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi për këto krime, për dëbimin e civilëve shqiptarë, për shkatërrimin e pronave, për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme. Por drejtësia ka bërë shumë hapa të vegjël e fortë të ngadaltë", deklaroi Kurti.

Tutje Kurti theksoi se rruga drejt drejtësisë së plotë, mbetet ende e gjatë.

“Kjo është edhe një dëshmi se rruga drejt drejtësisë së plotë mbetet ende e gjatë. Vetëm Toplica Miladanoviq  është dënuar me dënim maksimal. 120 shqiptarë civilë të vrarë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. Ju që e keni përjetuar luftën këtu i keni kujtimet e mëngjesit të 14 majit, kur rreth orës 7 e 30 forcat e armatosura të Serbisë hynë në fshat, rreth 100 pjesëtarë të armatosur, të maskuar e me fytyra të ngjyrosura me të zezë”, tha kryeministri Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme