07:27 / 15.05.2024
Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu
RTKlive
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes që në disa vende do të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.























