Fillon gjykimi ndaj të pandehurit Sllavisha Filiq për rastin e Hafir Shalës
Arlinda Sejda / RTK
Ka filluar gjykimi në mungesë ndaj të pandehurit, Sllavisha Filiq, i cili akuzohet për rastin e rrëmbimit të dr. Hafir Shalës nga forcat policore serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në seancën fillestare prokurori për krime lufte Atdhe Dema lexoi aktakuzën e ngritur ndaj të pandehurit. Ai tha se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari si pjesëtar i sigurimit shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë më 10 prill të 1998, derisa viktima Hafir Shala, udhëtonte nga Drenasi në Prishtinë, së bashku edhe me dy persona tjerë, Hetem Sinani dhe Shaban Hazirajn, janë ndaluar nga pjesëtarë të uniformuar të policisë serbe dhe sigurimi shtetëror i Serbisë, në mesin e të cilëve ishte edhe Sllavisha Filiq dhe aty është rrëmbyer dr Hafir Shala dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij. I akuzuari ndaj të cilit ka nisur gjykimi në mungesë po përfaqësohet nga avokatja e caktuar nga Oda e Avokatëve.
Doktor Hafir Shala njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së.























