Kalon rezoluta për vlerësimin e punës së RTK-së për vitin 2022
M.Miftari / RTKlive
(E plotësuar, 15: 24) Kuvendi, në vazhdim të seancës, miratoi edhe projektrezolutën për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani, duke njoftuar për rekomandimet e komisionit që Kuvendi të votojë për miratim projektrezolutën për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022.
Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, deputeti nga radhët e PDK-së, Isak Shabani, shfaqi kritika ndaj kësaj, që sipas tij, kjo çështje nuk e ka relevancën, sepse, sikundër tha ai, kur kemi rekomandimin për vitin 2023 dhe tani jemi në vitin 2024.
Gjithashtu formohet komisioni ‘Ad-Hoc’ për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Kuvendi ka zgjedhur Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale
Në bazë të raportit të Komisionit Zgjedhor, Kuvendi zgjodhi anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale si në vijim: Habib Basholli, kryesues, Nasuf Mjekiqi, anëtar dhe Bahri Karaça, anëtar.
Gjithashtu, Kuvendi zgjodhi Mustafë Nuhiun, anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës, me mandat pesë vjet.
Kuvendi, ndër të tjera, miraton edhe marrëveshjen ushtarake me Turqinë
(E plotësuar, 14: 24) Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe marrëveshjen kornizë ushtarake me Turqinë, e cila u bë e mundur me votat e dy të tretave të deputetëve.
Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim, ndër të tjera, në operacione paqeruajtëse, humanitare dhe kundër terrorizmit.
“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse dhe humanitare kundër terrorizmit e të tjera”, tha ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndërsa arsyetoi në mungesë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Veç kësaj marrëveshjeje, deputetët kanë miratuar edhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.
Nuk votohet Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor
As në lexim të dytë Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, nuk mori votat e mjaftueshme pwr miratim nga deputetwt e Kuvendit të Kosovws, për shkak të mungesw sw kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pati kuorum për votimin e kësaj pike dhe ajo është shtyrë për seancën tjetër. “Nuk kem i mundësi ta trajtojmë çështjen më tutje, amendamenti 4 që t’i trajtojmë amendamentet tjera, mbetet për një seancë tjetër edhe kjo”, ka thënë Konjufca.
Kjo pikë e rendit të ditës së sotshme nuk ka pasur kuorum edhe disa herë të tjera.
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për pronat për shtetasit të huaj
(E plotësuar, 12:58) Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me votimin e disa projektligjeve, ku katër prej tyre janë miratuar, ndërsa një nuk mori votat e mjaftueshme, ai për Provimin e maturës shtetërore.
Projektligji për performancën energjetike të ndërtesave u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
E projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministritë, miratohet në shqyrtimin e parë, me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Ndërsa Projektligji për harmonizimin e ligjeve të veçanta me ligjin për kundërvajtje u miratua me 62 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, në shqyrtimin e parë.
E Projektligji për të drejtat pronësore për shtetasit të huaj, u miratua me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndryshe, më herët janë hedhur në votim 13 pika të rendit të ditës, ku 10 prej tyre janë miratuar, një është shtyrë për një seancë tjetër, ndërkaq, 2 prej tyre janë refuzuar.
Miratohen dhjetë marrëveshje, shtyhet ajo për rrugën Prizren-Tetovë
(E plotësuar, 11:32) Në Kuvendin e Kosovës u votuan dhjetë marrëveshjeve ndërkombëtare, derisa votimi i projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”, është shtyrë për një seancë tjetër.
Kuvendi me 90 vota për, asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim ka miratuar ligjin për Aderimin e Kosovës në Konventën e Importit të Përkohshëm; pastaj Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm.
Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve” u miratua me 92 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Gjithashtu, me 91 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, sikurse edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”, për të cilin votuan 92 deputetë për, asnjë kundër asnjë abstenim.
Po kështu me 91 vota për, u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik.
Fillon votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare
(E plotësuar, 10:40) Kuvendi i Kosovës, ka filluar seancën.
A.B / RTKlive
Vetëm 77 deputetë kanë votuar pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.
Për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, kanë votuar 75 deputetë.
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi, ku është bërë e ditur agjenda e seancës plenare.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, derisa në rend dite janë 39 pika.
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë dje në një konferencë për media se kjo parti do t’i votojë Marrëveshjet Ndërkombëtare, të cilat kanë mbetur tash e një kohë të gjatë të pa miratuara.
Zhbllokimi i votimit të këtyre Marrëveshjeve Ndërkombëtare vjen pas takimit që patën kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ku u bisedua për çështjet legjislative dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.
Njoftimi i Kuvendit të Kosovës
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 maj 2024
1. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,
12. Votimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”,
13. Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
14. Votimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”,
15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,
18. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
20. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
21.Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare, për vitin 2022,
22. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 prill 2024
17. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
18. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
20. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut,
26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
27. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
28. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
29. Shqyrtimi i rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.08/L-021 për tregti me jashtë,
30. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021”,
31. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe konfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”,
32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022,
33. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
34. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022,
35. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës për vitin 2022,
36. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,
38. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës,
39. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.























