Radio Kosova risjellë radiodramat e dikurshme | VIDEO
BKT
Në Fokus

Radio Kosova risjellë radiodramat e dikurshme | VIDEO

RTKlive

Prej datës 24 maj, ekskluzivisht në dy kanalet e Radio Kosovës, do të emetohen për publikun ekskluzivisht një cikël dokumentarësh për radiodramat e krijuara dekada më parë.

Protagonistët e këtyre veprave të rralla të artit, të digjitalizuara nga thesari i Arkivit të ish-Radio Prishtinës, do të shpalosin ekskluzivisht për Radio Kosovën, kujtimet e tyre, përvojën, peripecitë e sfidat e kohës.

Veprat unike të trashëgimisë kulturore shqiptare, të krijuara me përkushtim e pasion nga plejada e aktorëve, regjisorëve, shkrimtarëve, kompozitorëve e montazherëve, etj do të na rikthejnë në kohë, me emocione rrëqethëse, nostalgji e përjetime, njësoj si dikur me zërat e ikonave të artit e të kulturës, shumë prej të cilëve nuk janë më fizikisht në mesin tonë.

Nga data 24 maj, ekskluzivisht në dy kanalet e Radio Kosovës. Çdo të premte prej orës 21:00 në Radio Kosova 1 dhe çdo të hënë, prej orës 12:00 në Radio Kosova 2.

Cikli i dokumentarëve është përgatitur nga Valtona B. Kelmendi dhe Haki Kika.


MË SHUME NGA Në Fokus