Pas letrës në KiE, Osmani takoi ambasadorët Hovenier dhe Rohde
BKT
Lajme

Pas letrës në KiE, Osmani takoi ambasadorët Hovenier dhe Rohde

A.B| RTKlive

Pas letrës që Kosova dërgoi në adresë të KiE-së, ku konfirmohet përkushtimi në përgatitjen e draft-statutit për krijimin e “mekanizmit për vetëmenaxhimin, koordinimin dhe bashkëpunimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në takime të ndara, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier dhe ambasadorin e Gjermanisë, në Kosovë Jorn Rohde.

RTKlive merr vesh se në këto takime është diskutuar lidhur me zhvillimet pasi që Kosova ka dërguar letrën në Këshillin e Evropës.


MË SHUME NGA Lajme