17:15 / 17.05.2024
RTK shpalos raportin e punës në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan
Gëzim Bimbashi/RTK
Seria e debateve me publikun për raportin vjetor të RTK-së është zhvilluar në Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan.
Stafi akademik dhe studentët kërkuan nga drejtuesit e RTK-së që në skemën programore të ketë më shumë programe edukative dhe kulturore dhe mbulueshmëri më të madhe të aktiviteteve nga rajoni i Gjilanit.
Ata mirëpritën lajmin për hapjen e zyrës rajonale në Gjilan, e cila sipas drejtorit të Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj do të funksionalizohet shumë shpejtë.
Drejtuesi e RTK-së folën për sfidat e RTK-së, mungesën e buxhetit, të pronës dhe ligjit të ri të RTK-së për të cilat tha se janë jetike për zhvillimin e transmetuesit publik.

























