Ambasadori amerikan viziton kampin Notting Hill në veri të Kosovës
BKT
Foto: KFOR
Lajme

Ambasadori amerikan viziton kampin Notting Hill në veri të Kosovës

G.Kelmendi/RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me ushtarët amerikanë të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, në kampin Notting Hill.

Hovenier është shoqëruar nga Komandanti Jason Baker, i cili e ka informuar atë për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), reaguesi i parë dhe i dytë, respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR.


MË SHUME NGA Lajme