16:41 / 20.05.2024
Pianistja Lule Elezi me tri koncerte të suksesshme në Poloni
Alketa Gashi Fazliu | RTK
Pianistja me famë botërore Lule Elezi me ftesë të institucioneve polake, si Qendra Evropiane për Art dhe Kulturë në Saniki, Konsullata e nderit e Shqipërisë në Loxhë dhe Pallati Aristokrat në Belsk Duzhi, ka mbajtur 3 koncerte recitale shumë të suksesshme iniciuar nga dy shoqatat Poloni Kosovë dhe Poloni-Shqipëri!
Përveç autoriteteve polake të pranishëm ishin edhe ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Poloni etj!
Lule Elezi ka depërtuar thellë në zemrat e publikut polak dhe mahniti publikun me interpretimin e veprave nga Shopen, Betoven, Ponqe etj, ku edhe mori ftesa për festivale prestigjioze të muzikës klasike që do të mbahen së shpejti në Poloni!























