Komuna e Rahovecit pas vërshimeve: Gjendja është përmirësuar
BKT
Lajme

Komuna e Rahovecit pas vërshimeve: Gjendja është përmirësuar

M.P. / RTKlive

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se situata është përmirësuar dhe nën kontroll pas rreshjeve të shumta të shiut.

“Pas rrëbesheve të shiut të orëve të pasdites, të cilat u shoqëruan edhe me breshër në shumë pjesë të Komunës së Rahovecit, ekzekutivi i komunës, zjarrfikësit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna, kanë dalë në terren për të përcjellë situatën”, ka njoftuar komuna.

Sipas tyre, ujërat e mbledhura në segmente rrugore janë shkarkuar për pak minuta.

“Komuna ka angazhuar kompanitë e pastrimit të cilat sipas nevojës do të kujdesen për pastrimin e rrugëve dhe pusetave”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme