Në Gjakovë sportistët kërkuan që RTK të ketë kanal dedikuar sportit vendor
BKT
Lajme

Në Gjakovë sportistët kërkuan që RTK të ketë kanal dedikuar sportit vendor

Gëzim Binbashi/RTK

Para qyetarëve dhe sportistëve gjakovarë, drejtuesit e RTK-së shpalosen detaje të raportit vjetor të punës së RTK-së për vitin 2023.

Drejtori Ahmetxhekaj para sportdashësve tha se RTK-ja ka reduktuar debatet politike dhe ka rritur emsionet sportive, kulturore dhe argëtuese.

Ahmetxhekaj tha se mediumi publik në Kosovë aktualisht ka buxhetin më të vogël se mediet e tjera në Balllkanin Perendimor. Përkundër sfidave ai tha se kanë investuar në sinjal dhe fotografi në TV dhe Radio Kosovë.

Ndërkohë sportistët kërkuan që Radio Televizioni i Kosovës të ketë një kanal të dedikuar për sportin vendor

Debati i RTK-së me publikun për raportin e punës përmbyllet nesër në Prizren ku do te realizohet emision direkt ku do të raportojnë drejtuesit e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme