21:30 / 21.05.2024
Qeveria: Asociacioni s`është ombrellë për legalizim të strukturave paralele
G.K/RTKlive
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar për deklaratën e Bashkimit Evropian lidhur me operacionet e së hënës në veri të vendit.
Ai nëpërmjet platformës “X” ka deklaruar se thirrja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që strukturat ilegale të trajtohen me Asociacion është paraqitje mashtruese e asaj se si është menduar Asociacioni.
“Sugjerimi i EEAS në deklaratën e saj sot – që strukturat ilegale në Kosovë duhet të trajtohen dhe të zgjidhen në lidhje me ASMM – është një paraqitje ç’orientuese e asaj që ASMM ishte menduar ndonjëherë të ishte. Së pari, nuk është një ombrellë për legalizimin e strukturave të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme”, ka shkruar Përparim Kryeziu.























