Kurti: 313 qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegal në të Kosovës
BKT
Lajme

Kurti: 313 qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegal në të Kosovës

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për konvertim të patentë shoferëve për qytetarët të cilët i posedojnë të lëshuara nga strukturat ilegale serbe.

“Për 3 muaj, ata me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t'i konvertojnë në patentë shoferë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë”, ka shkruar ai.

Procesi i konvertimit të patentë shoferëve ka nisur zyrtarisht më 10 maj.


MË SHUME NGA Lajme