Arabi Saudite-Kosovë, zotime për intensifikim të raporteve mes dy vendeve
BKT
Lajme

Arabi Saudite-Kosovë, zotime për intensifikim të raporteve mes dy vendeve

N.M. /RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite - Kosovë, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Bëhet e ditur se, kryetari Konjufca tha me këtë rast se raportet e mira mes dy vendeve tona duhet të jenë pikënisja nga ku gjejmë mënyrat më të mira të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, në secilën fushë që e kërkon interesi i përbashkët.

Përfaqësuesit e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë theksuan gatishmërinë e Arabisë Saudite për intensifikimin e raporteve mes vendeve tona në të gjitha fushat e nevojshme, thuhet në njoftimin për media të Zyrës për Informim të Kuvendit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se palët u pajtuan se ky takim i kontribuon qëllimit të dyanshëm për angazhim sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkët.

Nga delegacioni arab e falënderuan kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe diskutimin për çështje me interes për të dyja vendet.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur gjithashtu edhe ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Hifzi Ghazi.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe përkushtimin e përbashkët në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

"Duke vlerësuar këto marrëdhënie të mira, kryetari Konjufca dhe ambasadori Faisal Hifzi Ghazi u pajtuan se ekziston një potencial i konsiderueshëm i bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, që duhet të lëvrohet sa më shumë në të ardhmen“, thuhet në njoftim.

Na ana e tij, ambasadori Faisal Hifzi Ghazi e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, ku ritheksoi gatishmërinë e Arabisë Saudite për zgjerimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ndërkaq, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe diskutimin e frytshëm.


MË SHUME NGA Lajme