Tre të plagosur në Pejë, prokurori: Po punojmë ta gjejmë të dyshuarin
BKT
Lajme

Tre të plagosur në Pejë, prokurori: Po punojmë ta gjejmë të dyshuarin

M.P. / RTKlive

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Pejë, njofton Policia e Kosovës.

Prokurori i rastit në Pejë, Ersan Qavolli në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në ka thënë se i dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

“Dyshohet se tre persona janë plagosur, ndërsa personin e dyshuar e kemi në arrati dhe po punojmë intenzivisht që ta identifikojmë dhe ta arrestojmë”, ka thënë ai në “Lajmet e Fundit”.

Ndërkaq ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

“Meqënëse rasti ka ndodhur tani është herët të flasim për motivet mirëpo do të ndërmarrim të gjitha veprimet që ta identifikojmë qëllimin e këtij rasti”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit për media, tre të plagosurit janë familjarë, babai me dy djem e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore që kanë marrë në Spitalin e Pejës, janë nisur për QKUK në Prishtinë.

Zyra për Komunikim e Spitalit të Pejës konfirmoi se gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë.


MË SHUME NGA Lajme