“Prizren Fest” bëhet anëtar në European Festivals Association
BKT
Kulturë

“Prizren Fest” bëhet anëtar në European Festivals Association

V.Th. / RTKlive

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prizren Fest” mori pjesë në Arts Festival Summit që u organizua nga European Festivals Association (EFA).

Me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të EFA, me votimin e përgjithshëm të asamblesë gjenerale të European Festivals Association (EFA), “Prizren Fest” tashmë zyrtarisht njihet si anëtar i ri e këtij asociacioni.

230 krijues të festivaleve ishin pjesëmarrës në Samitin e Festivaleve të Arteve nga Asociacioni Evropian i Festivaleve (EFA) nga data 12- 15 maji 2024, të cilët diskutuan për fuqinë e arteve në festivalet e arteve Summit Esedom 2024. Aty u diskutua  mbi artin e vetëdijes, kujdesit dhe lidhshmërisë, vëmendja për artet, roli i festivaleve në arritjen e të gjitha llojeve të audiencës, kohërat në të cilat jetojmë kërkojnë hapësira të lira, paqe dhe trajtim të kujdesshëm ndaj njerëzve dhe planetit, gjithë këto diskutime u përcollën me këndvështrime, pyetje e tema të ndryshme.

Ndryshe EFA është rrjeti evropian i festivaleve të artit.

Që nga viti 1952, ai mbledh së bashku krijuesit e festivaleve nga e gjithë bota për të shkëmbyer, për të punuar dhe për të bashkëpunuar ndërkombëtarisht dhe për tu dhënë zë festivaleve të arteve.


MË SHUME NGA Kulturë