13:02 / 23.05.2024
UP i 14-ti në renditjen ndërkombëtare për arkitekturë e inxhinieri civile
M.P. / RTKlive
Universiteti i Prishtinës është renditur në vendin e 14-të në renditjen botërore universitare të platformës ndërkombëtare INSPIRELI për arkitekturë dhe inxhinieri civile.
UP arriti të marrë këtë vlerësim në renditjen me përfshirje të 1320 universiteteve nga e mbarë bota, ku u përzgjodhën 163 projekte konkurruese prej 38 vendeve të ndryshme.
“Kjo renditje është falë suksesit të vitit të kaluar të studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës të UP-së, të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në konkursin ndërkombëtar të studentëve ‘Inspireli’, duke fituar vendin e parë në tri nga gjashtë kategoritë me projektet e tyre në kuadër të resortitturistik ‘Miris Garden’ në Zarë të Kroacisë”, ka njoftuar UP.























