Delegacioni i Arabisë Saudite takon Osmanin, flasin për fuqizim raportesh
BKT
Lajme

Delegacioni i Arabisë Saudite takon Osmanin, flasin për fuqizim raportesh

M.P. / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani falënderoi për kontributin e tyre në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës.

“Delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme