Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën
BKT
Lajme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

N.M. /RTKlive

(Plotësuar, 17:25) Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Për miratimin e rezolutës kanë votuar 171 shtete anëtare të OKB-së, prej të cilëve 84 vota ishin për, kundër votuan 19, kurse 68 shtete abstenuan.

Krimi në Srebrenicë u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.

Përfaqësuesja gjermane në OKB, Antje Leendertse, duke prezantuar rezolutën theksoi se një prej qëllimeve të kësaj organizate është të ndalojë të ndodhin krimet e tilla, si ato në Srebrenicë.

"Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë - anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit", tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës.

Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njohë Serbinë si autore të krimeve.

Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Serbia dhe Kina kërkojnë kundërshtimin e rezolutës për Srebrenicën

(Plotësuar, 16:45) Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje për votim kundër rezolutës, për të cilën po diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

M.P. / RTKlive

Vuçiq e ka quajtur rezolutën si të politizuar. “Të flasësh pas Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë për disa arsye sepse pa marr parasysh se ata të mëdhenjtë e fuqishmit që dominojnë këtu edhe në media do të akuzojnë për mohimin e një krimi të rëndë që ka ndodhur me të vërtetë në Sebrenicë”, ka thënë ai.

Ai në mënyrë ironike ka sjellë flamurin e Serbisë në mbledhjen e Asamblesë, duke thënë se i takon popullit të trimave.

Vuciq duke ironizuar tha se “Gjermania si vendi më i fuqishëm në Evropë beson se ka të drejtë të t’i japë mësime morale të gjithë atyre që nuk pajtohen me të”.

Edhe Kina ka kundërshtuar votimin e rezolutës për Srebrenicën, me arsyetimin se nuk është në përputhje me dëshirën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesja gjermane: Rezoluta kërkon dhënien e llogarisë për Srebrenicën

(Plotësuar, 16:30) Përfaqësuesja gjermane në OKB, Antje Leendertse, duke prezantuar rezolutën theksoi se një prej qëllimeve të kësaj organizate është të ndalojë të ndodhin krimet e tilla si ato në Srebrenicë.

Ajo ka thënë se këto gjëra nuk mund të përsëriten më. “Ata që nuk e dënojnë të kaluarën janë të dënuar ta jetojnë”, tha ajo.

Ajo tutje theksoi se mbi 8.372 qytetarë të Bosnjës u ekzekutuan dhe se përcaktimi i Srebrenicës si zonë e sigurt nuk arriti të pengonte këtë krim.

“Gjenocidi i Srebrenicës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare, shënohet për çdo vit dhe jemi të përkushtuar që ta bëjmë këtë kujtese institucionale. Draft rezoluta po ashtu nënvizon kërkimin e dhënies së llogarisë.  Kjo rezolutë nuk drejtohet ndaj askujt e as ndaj Serbisë. Ajo drejtohet ndaj kryerësve të krimit. Rezoluta gëzon një përkrahje të fuqishme edhe nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kemi vendosur t’i fusim amendamentet. Mali i Zi ka sqaruar se llogaridhënia nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi etnik. Kjo rezolutë synon pajtimin. Të gjitha grupet etnike që kanë qenë të përfshira në luftërat ballkanike kanë pasur humbje të mëdha. Kryesit e krimeve të tilla për gjenocid duhet të japin llogari.  Çfarë mesazhi u ofrohet gjeneratave të ardhshme nëse Asambleja nuk e voton këtë rezolutë”, ka theksuar përfaqësuesja e Gjermanisë.

Mbledhja e OKB-së nis me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ku do të votohet rezoluta për Srebrenicën, nisi me një minutë heshtje për viktimat e 11 korrikut të vitit 1995.

Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njeh Serbinë si autore të krimeve.

Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.

Për miratimin e rezolutës do të mjaftojë shumica e thjeshtë e anëtarëve të OKB-së që janë të pranishëm në seancë dhe votojnë.

Rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë, ndër të tjera, u bën thirrje vendeve anëtare që të përfshijnë gjenocidin në Srebrenicë në tekstet shkollore.


MË SHUME NGA Lajme