Dështon seanca për projekt-rezolutën e tri vjetëve të Qeverisë Kurti
BKT
Lajme

Dështon seanca për projekt-rezolutën e tri vjetëve të Qeverisë Kurti

M.P. / RTKlive

Në mungesë të deputetëve, ka dështuar shqyrtimi i projekt-rezolutës për tri vjet të Qeverisë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk do të ishte mirë të mbahej kjo seancë me 40 deputetë. E ndërprejmë këtë seancë, ajo duhet të zhvillohet me 61 deputetë. Merremi vesh për një datë tjetër kur të ketë kohë kryeministri”, ka deklaruar kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij ka tre muaj që ka bërë kërkesë për këtë debat.

“Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve, një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë në mes të opozitës dhe kryeministrit nuk do të duhej të ndodhte pa dakordim të plotë dhe pjesëmarrje të të gjithë deputetëve. Andaj në dakordim edhe me grupet tjera parlamentare, po e shtyjmë këtë debat. Në kryesi vendosim për datën”, tha Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme