Szunyog vlerëson ‘Digital Skills Festival’ si mundësi teknologjike
BKT
Lajme

Szunyog vlerëson ‘Digital Skills Festival’ si mundësi teknologjike

M.P. / RTKlive

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, ka marrë pjesë në Festivalin teknologjik “Digital Skills” në Prizren, me ç’rast ka thënë se kjo ngjarje rriti shkathtësinë e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla të Kosovës.

“Ky projekt rriti shkathtësinë e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla të Kosovës duke mbështetur transformimin digjital të 30 bizneseve, përmirësimin e kompetencave dixhitale të 133 punonjësve, pajisjen e mbi 300 individëve me aftësi digjitale dhe kërkimin e financimit të orientuar drejt teknologjisë”, ka shkruar ai.

Tutje Szunyog ka bërë të ditur se kjo ngjarje po organizohet në bashkëfinancim prej Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë.



MË SHUME NGA Lajme