14:29 / 26.05.2024
Dreshaj: Pensionet nuk harmonizohen me koston e jetës
M.P. / RTKlive
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Shemsedin Dreshaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë lidhur me situatën e pensionistëve, duke thënë se pagesa që marrin nuk përkon me koston e jetës.
“Pensionistet, lëre më qe janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbeshtetën me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi”, ka shkruar ai në facebook.
Tutje Dreshaj ka bërë thirrje për veprim urgjent, në mënyrë që të bëhet shfrytëzimi i kontributeve meritore dhe të harmonizuara me koston.























