Osmani: NATO është fati i Kosovës
F.Sertolli / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas pranimit të Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, duke thënë se NATO është fati i Kosovës.
“Mirënjohës për të gjithë anëtarët që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës në atë të një anëtari të asociuar. NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet”, ka thënë Osmani në platformën ‘X”.
Ajo tha se Kosova do të vazhdojë përpjekjet së bashku me aleatët e saj për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt NATO-s.
Grateful to all @natopapress members who voted in favor of upgrading Kosovo's status to that of an associate member.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 27, 2024
NATO is Kosovo's destiny, and this move will ensure that the voice of the most pro-NATO people on Earth is heard.
We will continue our efforts together with our… pic.twitter.com/BRuzcttqde























