KPM të jetë i pavarur dhe në përputhje me ligjin
BKT
Lajme

KPM të jetë i pavarur dhe në përputhje me ligjin

M.Miftari/RTKlive

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Medie, shfaqën disa kritika lidhur me disa nene ku parashiheshin kriteret e integritetit dhe profesionalizmit, si dhe pavarësinë KPM-së në zbatimin e ligjit.

Ka nisur mbledhjen Komisioni për Media

Ka nisur mbledhjen Komisioni për Media, në të cilën po shqyrtohet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Medieve.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, foli për kriteret e vendimmarrjes në këtë këshill, duke vënë në pah integritetin e anëtarëve, duke qenë kritik për disa nene, që, sipas tij, zvogëlojnë pavarësinë e anëtarëve të KPM-së për të marrë vendime në mënyrë racionale.

Ai më tej sqaroi edhe disa nene që parashohin kriteret për shkarkimin e anëtarit të KPM-së, për të cilin Mehmeti vuri në dukej edhe qëndrimin e Këshillit të Evropës lidhur me kriteret që përcaktojnë cenimin e integritetit.

“Ky nen për shkarkimin parasheh kritere të qarta, sikurse që është paaftësia profesionale, paaftësia mendore, dështimi për të qenë në punë për tre muaj rresht, etj.”, sqaroi Mehmeti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Medie, shfaqën disa kritika lidhur me disa nene ku parashiheshin kriteret e integritetit dhe profesionalizmit, si dhe pavarësinë KPM-së në zbatimin e ligjit.

Gjithashtu, deputetët kishin dallime në interpretimin e neneve 4, 7, 15, etj.

Ndryshe, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian kanë mirëpritur opinionin ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës mbi projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve.

Në një komunikatë të lëshuar për media theksohet mbështetja e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë direktivën për shërbimet audio-vizuale. Më tej theksohet se nevojitet më shumë punë mbi projektligjin për të siguruar që ai as të mos minojë pavarësinë e KPM-së, as të krijojë mospërputhje ligjore.

 


MË SHUME NGA Lajme