14:00 / 28.05.2024
Baleti Kombëtar mban provat finale për shfaqjen në Nju-Jork
K.K. / RTKlive
Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, së bashku me koreografen Chiara Ajkun, po mbajnë provat finale që po mbahen në Nju-Jork, para premierës botërore “Tango nights”, e cila do të shfaqet më 31 maj.
Sipas njoftimit nga BKK, Baleti Kombëtar i Kosovës, për herë të parë që nga themelimi para 52 vitesh, do të shfaqë premierë botërore në Nju-Jork të ShBA-së.
Premiera e shfaqjes do të jetë më 31 maj dhe reprizat e para më 1 e 2 qershor në Teatrin St Jean në Manhattan, NY.























