Osmani-Konjufcës: Isha kundër që asociacioni të nxirrej nga marrëveshja
BKT
Lajme

Osmani-Konjufcës: Isha kundër që asociacioni të nxirrej nga marrëveshja

Elmina Osmani/RTK

Deklarata të ndryshme kanë dhënë kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani në lidhje me moskoordinimi për dërgimin e letrës së ministres së Jashtme Donika Gërvalla në Këshilli të Evropës. Konjufca tha se nuk u koordinuan sepse presidentja ishte në SHBA, e Osmani tha se ishte kundër që asociacioni të nxirrej nga marrëveshja.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se për letrën e Gërvallës drejtuar Këshillit të Evropës, në ditën kur shqyrtohej pranimi i Kosovës, nuk u koordinuan me presidenten Osmani, për shkak se ajo ishte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ka qenë thjeshtë teknikisht një largësi e madhe atë për të cilën po flasim gjë që ka pamundësuar që ndryshimet e çdo minuti, propozimet e çdo minuti që i ka bërë Qeveria e Kosovës me mundë me e kriju atmosferën që Kosova të hynte ne agjendë, nuk ka mundë të gjitha me i nda me Presidencën. Dhe presidenca e ka pasë reagimin e saj. Me siguri ky reagim vjen si pasojë e asaj që ata kanë menduar se çdo hollësi do të duhej të ishte ndarë me Presidencën”, ka thënë kryeparlamentari

Por, pas deklaratave të Konjufcës, sakaq ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, e cila, këto deklarata, i quajti qesharake.

“Do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftë se dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë”, ka thënë presidentja për Ekonomia Online.

Osmani deklaroi se kishte qëndrim se çështja e Asociacionit  nuk mund të nxirret nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.


MË SHUME NGA Lajme