Kelmendi: Shërbimet sociale nuk kanë qëndrueshmëri financiare
BKT
Lajme

Kelmendi: Shërbimet sociale nuk kanë qëndrueshmëri financiare

M.Miftari/RTKlive

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve–KOMF, për aktivitetin e sotëm të këtij koalicioni tha se kishte një karakter jo vetëm sensibilizues, por edhe alarm për institucionet e vendit, për gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale, sidomos ato shërbime të cilat ofrohen për fëmijë.

“Sot bashkë me prindërit e fëmijëve, përfitues të shërbimeve sociale dhe ofruesit e këtij shërbimi kishim një aktivitet vetëdijësues, ku shfaqëm pakënaqësinë tonë dhe po ashtu alarmuam institucionet e vendit për gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale, sidomos ato shërbime të cilat ofrohen për fëmijë”, deklaroi Kelmendi në “InoPlus”, në RTK.

Ajo më tej foli për çështjen e financimit të shërbimeve sociale e që për vite të tëra nuk ka qëndrueshmëri, teksa vuri në dukej që në këtë vit ka një përkeqësim të financimit të shërbimeve sociale.

Lidhur me këtë çështje ajo tha se barrën kryesore për vite të tëra e kanë pasur ndërkombëtarët.

“Kemi një financim të paqëndrueshme nga institucionet publike, qoftë nga niveli qendror, qoftë ai lokal dhe sot ky aktivitet ishte që të bëjmë thirrje drejt komunave, drejt Qeverisë dhe Kuvendit, për gjendjen e krijuar dhe të marrin masa sa më shpejtë që të jetë e mundur për tejkalimin e kësaj gjendjeje”, tha Kelmendi.


MË SHUME NGA Lajme