18:49 / 30.05.2024
Maqedonci: Ushtarakët tanë po shkollohen sipas standardeve të NATO-s
G.K/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK’së, Bashkim Jashari, dhe shefin e stafit të shtabit të përgjithshëm të FSK’së, Ilir Qeriqi, kanë vizituar ushtrimin fushor të kadetëve në Akademinë e Mbrojtjes “Kampi i avancuar 2-24” që po zhvillohet në rajonin e Gjakovës.
Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka shktuar se ushtarakët e Kosovës po shkollohen sipas standardeve më të larta të NATO-s.
"Ushtarakët tanë të rinj, e ardhmja e mbrojtjes së vendit janë duke u shkolluar sipas standardeve më të larta të NATO’s, aty ky Kosova synon të anëtarësohet!
Tejet i kënaqur me të arriturat, gatishmërinë dhe moralin e lartë të kadetëve të shfaqur në të gjitha aktivitetet të realizuar në kuadër të “Kampit të Avancuar” që njëherësh është edhe ushtrimi vlerësues kulmor për kadetët, ku vlerësohen aftësitë e tyre operacionale dhe taktike në terren", ka shkruar Maqedonci.























