Andersen: Suksesi ka treguar vendosmërinë që kemi bërë në rrugën e gjatë
F.Bytyqi/RTKLive
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në futboll (Femrat), Anneli Andersen në emisionin e gazetares Qëndresa Krelani ‘Sport Elite’, është shprehur e lumtur që drejton Dardanet.
E para e bankinës së Kosovës, thotë se viti i kaluar ka qenë i jashtëzakonshëm, duke arritur 14 fitore radhazi.
“Viti fantastik? Së pari jam vetëm trajnere, pjesë e vogël e skuadrës. Suksesi real është lojtaret, të cilat kanë qenë besnike në mënyrën si po përpiqemi të luajmë”, ka thënë Andersen.
“Ky është viti i dytë. Vjet ka qenë i jashtëzakonshëm sepse kemi luajtur 13 apo 14 ndeshje pa humbje radhazi. Suksesi ka treguar vendosmërinë që kemi bërë në rrugën e gjatë, sepse s’ndodh nga e hëna në të premten. Tani është sfiduese të jemi pjesë e Ligës B, pra përballemi me kundërshtarë shumë të fortë”, tha ajo.
“Duhet të bëjmë të njëjtën gjë, por më fortë, shpejtë dhe më shumë punë”.
Cila futbolliste ta rrëmben zemrën?
Futbolli është lojë argëtuese, në atë ndeshje luan 11 ndaj 11, prandaj duhet të jesh lojtare për skuadër sepse s’mund të fitosh 1 ndaj 11”.
“Secila lojtare ka diçka unike, dikush e fortë, e shpejtë, e mençur, me pasime e saktë. Pra, duhet të gjesh atë aftësinë tënde të veçantë dhe pastaj duhet të mësohesh të luash në mbrojtje. Shpesh më thonë se trajnere shënova gol, por t’i je mbrojtëse. Duhet ta bësh punën tënde aty”.
“Pse e pranove Kosovën?
Është jeta, ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin. Ish drejtori teknik tentoi të më bindte që një kohë të gjatë, pastaj thashë po, do ta provoj për ndeshjen. Pastaj isha e lumtur, futbollistet më dëgjonin, ishin gati për të mësuar. Kështu thashë mund ta bëjmë këtë, të sjellë atë që kam mësuar nga Suedia. Jam ende në atë rrugë. Futbollit asnjëherë s’i dihet, duhet ta gëzojmë secilin moment që kaluam së bashku”.
“Promovimi në ligën B, si e strukturuat kombëtaren?
Infrastruktura ka rol të rëndësishme që futbolli i femrave të zhvillohet, mund të rritet shumë këtu brenda vitet. Futbollistet po bëjnë më të mirën me mjetet që kanë, janë krenare që vijnë këtu për ta përfaqësuar Kosovën. Kur e zgjedhi personin, e shikoj pasionin. Para dy viteve, më erdhën në kamp me papuqe, por tani kemi përparuar shumë. Ndeshjet po bëhen më të mëdha çdo herë, shumë ekipe po investojnë në futbollin e femrave. Pra vajzat e Kosovës, mund t’i dalin, thjesht duhet ta kenë vullnetin”.
“A është kombëtarja që më në fund e do, apo do ndryshime?
Së pari, netët pa gjumë janë të shumta për ne si trajnere. Mirëpo, nuk janë net të këqinja, provoj të bëj skuadrën më të mirë. Në kombëtare gjithmonë përzgjedhës, pra asnjëherë s’e ka vendin e sigurt në kampin e radhës duhet të zgjedhësh. Në ekipe kombëtare, duhet të përformosh pastaj përzgjedhës, kjo është prapaskena. Është negative të luash disa lojtare të forta, por të rinj disa hynë për ta treguar vetën”.
“Ndërto futbollisten më të mirë brenda kombëtares?
Fillimisht më duhet të them se lojtarja më e mençur që kam punuar është Kosovare Asllani, në mënyrën si e kupton lojën. Pra për inteligjencë mund të them Erleta. Për talentin, mund të përmend dy portieret e rinj Djellza dhe Rajmonda.
Zemrën e kujt, kush lë gjithçka në fushë?
Për mua, Lumbardha që është në mesin e fushës, është lojtare për ekipin dhe i vë të gjithë në pozitë më të mirë se vetja. Pra ajo e bën punën dhe kjo vlen shumë për mua.
Humorin e kujt?
Nuk e di që ka ndonjë qesharake aty, kanë shumë respekt për mua. Mund të bëhen më të mira në atë aspekt.
Disiplinën e kujt?
Secila prej tyre është e disiplinuar, disa prej tyre iu duhet të punojnë më shumë për 365 ditë.























