23:16 / 31.05.2024
Policia kryen bastisje në Leposaviq, konfiskon dhjetëra uniforma
G.Kelmendi/RTKlive
Policia e Kosovës ka kryer të premtën pasdite një bastisje në fshatin Isev i poshtëm të Leposaviqit.
Aksionin e bastisjes, për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Gjatë kësaj bastisje, njësitë policore në një shtëpi ta pabanuar kanë gjetur uniforma të ndryshme.
Zëvendësdrejtori Elshani ka thënë janë gjetur rreth 20 uniforma të policisë së Serbisë dhe dy këmisha të Policisë Kosovës.
“Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.


























