Osmani e Logo flasin për siguri e ekonomi
BKT
Lajme

Osmani e Logo flasin për siguri e ekonomi

Sh.Ç/RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në El Salvador, ka takuar nënsekretaren amerikane për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago.

Lago, takimin me Osmanin e cilësoi si të mrekullueshëm, teksa tha se me të parën e shtetit të Kosovës folën për marrëdhëniet dypalëshe.

“Takim i mrekullueshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënsekretaren për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago në El Salvado, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe tregtinë, mbështetjen për Ukrainën, çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike”, thuhet në njoftim.

Kurse presidentja Osmani e ka cilësuar një fillim i mbarë i ditës takimin me partnerët amerikanë.

"Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik", thekson Osmani.

Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në El Salvador, ku u prit me nderime të larta.

Ajo ka theksuar se vizitën po e bën për krijimin e aleancave të reja dhe thellimin e atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine.


MË SHUME NGA Lajme