Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë të saj
BKT
Lajme

Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë të saj

Sh.Çoçaj/RTKlive

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele. Osmani tha El Salvadori mund të mbështetet te Kosova, si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Urime President Nayib Bukele! Urimet më të mira në mandatin tuaj të ri si President i El Salvadorit. Udhëheqja juaj le të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian! Ju mund të mbështeteni në Republikën e Kosovës si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta!”, shkroi Osmani në X.

Ndërkaq, në një postim në Facebook teksa ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit, Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë në çdo cep të botës, për të krijuar aleanca të forta të bazuara në vlerat që na bashkojnë.

Osmani mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Salvadorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Salvadorit Nayib Bukele.

Bukele, i rizgjedhur me një fitore dërmuese me mbi 80% të votave në shkurt, do të betohet edhe për pesë vjet të tjera pas një vendimi gjyqësor që i hapi rrugën rizgjedhjes së tij edhe pse Kushtetuta e vendit e ndalon atë.


MË SHUME NGA Lajme