20:39 / 01.06.2024
Abdixhiku: E djathta po ribashkohet edhe në mërgatë
SH.Ç/RTKlive
Kryetarei i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një tubim me mërgatën në Gjenevë e ka kritikuar qeverisjen në Kosovë, përderisa ka thënë se programi politik “Rruga e Re” i partisë që drejton është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe zymtësia.
“Para zymtësisë, moszhvillimit, zbrazjes e izolimit, patriotët e mëdhenj nuk mund të qëndrojnë spektatorë. Të djathtit e Kosovës s’mund të vëzhgojnë! Kosova, siç e kishim menduar gjithherë, thërret për angazhimin tonë monumental, si garantues të vetëm politik të shtetësisë, si projektues të Republikës e si besimtarë të vet demokracisë:, ka thënë Abdixhiku, duke kërkuar nga mërgata që t’i bashkohen të djathtës, spse një gjë e tille në Kosovë po ndodhë.























