Ardita Sinani e PVD-së merr më së shumti vota në Preshevë
M.Sh/RTKLive
Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Preshevë. Ajo ka shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.
Sipas rezultateve preliminare, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4080 vota ose 11 këshilltarë, pasuar nga Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, e cila ka marrë 3093 vota ose 8 këshilltarë. Alternativa për Ndryshim që ka qeverisur Preshevën ka marrë 2856 vota ose 8 këshilltarë.
Lëvizja për reforma - 2140 vota - 6 këshilltarë; Aleanca për Luginën 1154 vota ose 3 këshilltarë;Unioni Demokratik Shqiptar 566 vota - 1 këshilltar; Lista serbe ka marrë 641 vota ose 1 këshilltar.
Ndërsa në Bujanoc, ndërkaq bashkëpartiaku i Sinanit, Ragmi Mustafi, nuk ka arritur të fitoj. Ai në Facebook ka thënë se “zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë”.
Në Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Shqipërim Musliu i LPD-së, partë kjo e dal nga ish-UÇPMB.
Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa në dy komunat vlen rregulli i njëjtë. Partia ose koalicioni që i siguron 21 mandate e zgjedh kryetarin e komunës, i cili nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh në Asamble.
Kujtojmë se nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.
Kujtojmë se Ardita Sinani ka qenë këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti.























